Pashk Pervathi — ARTIST






Pashk Pervathi

 

Intervistë me artistin Pashk Pervathi –

 

“Pashk Pervathi”

1. Kush jeni ju dhe çfare beni?
Une jam Pashk Pervathi, piktor nga Shqiperia. Kam lindur ne vitin 1958 ne fshatin Manati, afer Lezhes ne Shqiperi.. Studjova ne shkollen e mesme dhe ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane ne specialitetin pikture Monumentale. Mbasi kisha punuar disa vite ne dhenje mesimi dhe ne Galerine e Arteve te qytetit tim te Lezhes, ne vitin 1994 vendosa te shkeputem nga puna dhe te merrem vetem me krijimtari te lire si piktor. Ky ishte nje vendim i guximshem por koha vertetoi se kisha vepruar drejt. Tashme kisha gjithe kohen e duhur per tu marre me art. Keshtu kam bere prej 25 vitesh. Sot jetoj ne mes Lezhes dhe Tiranes dhe ne udhetime piktorike duke realizuar peisazhe ne vende e stine te ndryeshme.

 

“Vjeshte”

 

2. Cila eshte kujtesa juaj e hereshme qe deshironi te jeni nje artist?

Rruga ime e artit u percaktua heret. Nganjehere ne jemi edhe produkt i rrethanave. Kur isha ne moshen 6 vjeç, babai im solli ne shtepi nje piktor per te bere portretin tim. Ishte shume emocionuese. Une i pozoja piktorit ndersa ai mbi nje flete te bardhe bente imazhin e portretit tim. Portreti me pelqeu shume. Ishte fantastik ai imazh mbi leter. Diten e neserme dhe ne ditet ne vazhdim perpiqesha te riprodhoja portretin tim qe ma kishte bere piktori anonim ne shtepine time. Ai portret la gjurme ne ndergjegjen time. Vitet kalonin dhe une gjithnje merresha me vizatime. Ne klasen e gjashte, ne nje ekspozite te madhe qe u be ne shkollen tone, nje mesues i ardhur nga nje shkolle larg qytetit tim, me thirri dhe me tha:” Veprat tuaja me pelqyen shume. Ti duhet te behesh piktor.” Ne moshen 14 vjeçare konkurova per shkollen e mesme te artit dhe e fitova konkursuin e pranimit ne shkolle. Kjo shenonte dhe fillimin e rruges time te artit.

 

“Vela”

 

3. Cilat jane subjektet tuaja te preferuara?
Ne vitin 1979, ne moshen 21 vjeçare mora pjese ne nje ekspozite te rendesishme kombetare te hapur ne Tirane me peisazhin “Vjeshte ne Manati”. Peisazhi u vleresua nga kritika dhe media. Ndoshta ky sukses i hershem beri qe une te dashurohesha me shume me peisazhin ne natyre. Punoja shume e realizoja peisazhe kryesisht ne qytetin tim te Lezhes dhe merrja pjese ne ekspozita lokale dhe kombetare. Krahas peisazheve realizoja here mbas here edhe portrete te ciganeve (romeve) te pakte qe kishim ne qytet. Motivet e tyre me pelqenin prej ngjyres se erret ne oker dhe umbra te fetyres dhe veshjeve me ngjyra alegre qe perdornin. Ishte nje kombinim i shkelqyer per piktoret. Peisazhet dhe portretet e romeve mbeten deri ne ditet e sotme motivet e mija te preferuara. Biles edhe diplomen ne akademine e arteve e kam mbrojtur me nje cikel peisazhesh. Ne vendin tim me njohin me shume si piktor peisazhist. Vepra te mijat ndodhen edhe ne fondin e Galerise Kombetare te Arteve ne Tirane.

 

“Nudo Prane Dritares”

 

4. Si e punon dhe e trajton subjektin tuaj?
Duke qene i profilizuar me shume si piktor peisazhist, natyra u kthye studjoja ime. Kam pelqyer me shume vjeshten prej kolorit te ndezur dhe ngjyrave potente. Shqiperia eshte vend shume piktoresk. Ka male te larte, lumenj, kodrina te bukura,det te kristalte me breg shkembor shume piktorik. Keto kane qene gjithnje motivet e mija per ti hedhur ne telajo. Une gjithnje vepren e realizoj ne tekniken “alla prima”, me nje seance te vetme. Asnjehere nuk i ripunoj ne studjon time. Studjoja ja heq vepres emocionin e natyres. Kam udhetuar per te pikturuar peisazhe dhe jashte Shqiperise. Kam pikturuar ne Itali ne shume vende te bukura si Çinque Terre, Venezia, Firenze, Rome, Kalabri. Kam piktuar ne vendet fqinje si Greqi, Maqedoni, Kosove, Mali i Zi, Kroaci por edhe ne USA, Kine, Spanje etj. Me peisazhet jashte Shqiperise vitin e ardheshem do bej nje ekspozite te titulluar “Bote e Vogel”. Po, eshte zvogeluar bota.

 

“Vjeshte 2”

 

5. Cilat jane reagimet me te mira qe keni pasur per punen tuaj?
Une kam realizuar shume vepra dhe kam hapur 41 ekspozita personale ne Shqiperi dhe jashte saj. Prej tyre vleresoj ekspoziten e vitit 2005 dhe 2010 ne Galerine Kombetare te Tiranes, Ekspoziten e vitit 1998 ne Ceuta te Spanjes, dhe ekspoziten ne Ancona (Itali) ne 2006. Te gjitha ekspozitat jane pasqyruar nga media e shkruar dhe elektronike. Kam fituar çmime te para ne pikture por fitimi i çmimit “Kult”ne vitin 2011, ishte me i rendesishmi per mua. Ai eshte çmimi me i rendesishem ne fushen e arteve figurative ne Shqiperi qe e fiton vetem nje artist per krijimtarine nje vjeçare. Ekspozita e vitit 2017 me peisazhe “Shqiperia vend i bukur” dhe ekspozita “Ndryshe” me portrete dhe nudo, mendoj se shenojne nje nivel tjeter ne krijimtarine time. Punimet e mija qe jane ekspozuar tre vitet e fundit ne Texas, Colorado, Çikago, Masaçust (USA), jane pritur mire nga artdashesit amerikane.

 

“Mali I Bardhe”

 

6. Kush jane punimet dhe artistet e tu te preferuar?
Dikur ne rini me pelqenin Claude Monet, Alfred Sisley, ,Camille Pissarro e me vone Gustav Klimt. Ndersa sot gjinia e peisazhit nuk trajtohet shume ne Europe. Duke qene piktor peisazhist, kam konstatuar se ne USA, Rusi dhe Ukraine zhvillohet perseri ky lloj arti. Ka peisazhiste shume te mire e ketu veçoi amerikanin Mark Haworth, ruset Vitaly Makarov, Aleksander Babich dhe Bato Dugarzhapov. Por kam pare dhe ne Spanje piktor te mire peisazhiste. Nder to permend Pedro Roldan Molina. Piktor magjik.

 

“Poetret I Islam Shabanit”

 

7. Çfare ju pelqen ne punen tuaj?
Piktura me ka argetuar gjithnje.. Ne vendin tim jane te pakte piktoret qe merren vetem me art dhe mbajne familjen me te ardhurat nga arti. Kam pikturuar per qejfin tim, por fatmiresisht vepra ime eshte pelqyer dhe blere nga artdashesit. Per kete aresye prej vitit 1994 une punoj si piktor i lire. Emocion ndjej ne vjeshte. Udhetoi ne vende ku vjeshta eshte me ngjyra te ndezura. Vithkuqi i Korçes eshte venndi me magjik ne Shqiperi. Ne punen time me pelqen liria. Ndjehem i lire per te realizuar ate dua.

 

“Bregi I Dhermiut”

 

8. Çfare keshille u jep artisteve te tjere?
Per te dhene keshilla ne fushen e artit eshte e veshtire. Te gjithe artistet e quajne vehten maestro. Por nje gje e them me siguri:” Per te pasur rezultate ne punen e tij, çdo artist perveç talentit duhet te jete i palodhur ne punen e tij krijuese dhe mbi te gjitha te jete VETEVETJA. Te persose rrugen e tij krijuese duke krijuar personalitetin e tij. Kjo eshte e rendesishme.

 

“Vjeshte 3”

 

9. Ku e sheh vehten pas 5-10 vjetesh?
Une tashme nuk jam moshe e re. Sapo i kam kaluar 61 vjetet. Tani kohen e vleresoi shume. Nuk kam me kohe per te humbur kafeneve me biseda pa fund. Punoi me shume se ne vitet e rinise. Por e kam dhe nje objektiv te madh. Ne moshen 65 vjeçare, pra mbas kater vitesh, ne qytetin tim te Lezhes do te hap galerine time private ku do te ekspozohen punimet me te mira te te gjithe krijimtarise time. Une ato nuk i kam shitur por i kam ruajtur me fanatizem te madh. Vendi i ekspozimit eshte ne qender te qytetit ne pronen time. Ajo do te jete dhurata ime per qytetin tim. Nderkohe me kete rast do te botoi dhe Autobiografine time te titulluar “Rrugetimi Im”. Thuajse eshte shkruar. Sa te kem force, do te jem ne udhetim ne gjetjen e motiveve dhe vendeve te bukura per ti pikturuar. Profesori im Kujtim Buza,sot 82 vjeç, eshte shembulli per tu ndjekur. Ai vazhdon te pikturoje gjithnje me ne. Shpresoj ti ngjaj me shendet dhe pune.

 

 

Pashk Pervathi

 

 

 

 
 

LIDHJE —

Website: www.pashkpervathi.com
Facebook: https://www.facebook.com/Pashk-Pervathi-821962907855750/
Facebook (Artist): https://www.facebook.com/pashk.arts
Istagram: https://www.instagram.com/pashkpervathi/?hl=en
Email: pashkpervathi@gmail.com
Email: pashkpervathi@yahoo.com

VIDEOS —

Piktura Portreti: https://youtu.be/cfN0BNIwO4s 
Piktura Peisazhi: https://youtu.be/Ev_HTZPFru0
Piktura ajri Plein: https://youtu.be/vQJ4kNGxdIA
Piktura ende të jetës: https://youtu.be/CCjL5DVDujQ